BM Glycolic
Linja e plotë e kremrave me përmbajtje acidi glikolik, për rigjenerimin e lekurës, me radikale të lira, për efektin antioksidant, dhe me Ubiquinon, për një efekt të zgjatur në kohë. Përmes saj, është arritur që të realizohet rigjenerimi i lëkurës dhe mbrojtja ndaj agresorëve të ambientit.
Për një lëkurë me pore të minimizuara, eleminimin e rrudhave të mimikës, përmirësimin e cilësisë dhe të uniformizimit të saj, linja BM Glycolic sjell produktin e përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave.
Dermakleb Anti-rrudha
Anti-rrudha e cila rigjeneron, mbron dhe parandalon plakjen.
Ajo ka efekt eksfoliues dhe rigjenerues, në saj të acidit mandalic dhe glikolik, të cilët veprojnë direkt në shtresën korneale të lëkurës. Zgjedhja perfekte për parandalimin e plakjes së lëkurës dhe përmirësimin e dëmtimeve të saj. Kombinimi i vitaminës C dhe E, me acidin Fitik, përmirëson funksionin mbrojtës të lëkurës, duke e rigjeneruar në brendësi.
Dermakleb
Veprim i thellë kundër inestetismit të celulitit.
Dermakleb Body ka një gamë të gjerë produktesh, me principe aktive në përqendrime të larta, për të transformuar celulitin në tonicitet, falë një rikuperimi tërësisht natyral.
Kripa Nigari favorizon rikuperimin natyral të shtresave të përfshira në formimin e celulitit.
Linja përmban alkaloide të nxjerra nga papaja, për të rritur tonifikimin dhe për një ndryshim të dukshëm të zonës së trajtuar.
Gjithashtu, ndihmon në eleminimin e strijave.
Perfection of Centro Messegue
Gjestet e vogla të perditshmërisë, në mënyrën më natyrale, për të gjithë natyralistët. Ekstraktet nayrale të bimëve janë përbërësit kryesor për të ruajtur bukurinë dhe mirëqenien e lëkurës suaj. Përbërës aktivë të nxjerra nga natyra, në formën e eliksirëve unikë; për një pamje të shëndetëshme, shkëlqyese dhe jetësore të të gjitha llojeve të lëkurës. Teksturë e butë dhe e mëndafshtë për 24 orë, për të lehtësuar dhe parandaluar shenjat e moshës.
Produkte natyrale që i përshtaten kërkesave të çdo personi.
Formuluar për t’u kombinuar me njëra-tjerën, për një efekt maksimal.
Ampula monodozë, për një cilësi të sigurtë. Ajo që ngelet? Dilema e zgjedhjes.