Trajtime fytyre me aparatura – Velvet

Trajtime fytyre
me aparatura

Mikrodermoabrazion

Kjo është një procedurë e avancuar e mjekësisë estetike, e cila realizon eliminimin e shtresës së jashtme epidermale, duke eliminuar të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës e duke stimuluar qarkullimin e gjakut, ushqyerjen dhe oksigjenimin e lëkurës, si edhe duke rritur elasticitetin e kësaj të fundit. Mikrodermo-abrazioni është një procedurë e sigurtë, jo-invazive. Trajton të gjitha lëkurat e dëmtuara nga dielli, lëkurat me probleme, si parregullsitë në ngjyrën e lëkurës, shenjat e jashtme, vragat nga aknet, rrudhëzat, si dhe probleme të tjera të shfaqura në lëkurën e fytyrës, të qafës, të gjoksit ose në zona të tjera. Mikrodermo-abrazioni është një procedurë efektive për të gjitha llojet e lëkurës dhe i rikthen lëkurës një pamje më rinore, rrezatuese. Mund të kryhet në çdo stinë të vitit.

 
Hidrafacial Fx
Hidrafacial është kombinim i Hydropeeling me acide sekuenciale, mikrodermo-abrazionit, shpërndarjes transdermike të produkteve kozmetike. Një sistem tejet efikas, që rrit standardin e çfarëdo trajtimi fytyre dhe ngre veprimin e principeve aktive, në një shkallë më të lartë. Ky kombinim i fuqishëm sjell shumë përfitime në lëkurën e fytyrës. Hydrafacial Fx ka rezultuar efikas në procedura si: pastrimi i fytyrës në thellësi, heqja e qelizave të vdekura, riekuilibrimi i gjendrave dhjamore, hidratimi i lëkurës, ristrukturimi i indeve. Për më tepër, falë kokës me grimca diamanti, kryen procedura mikrodermo-abrazioni, duke vepruar edhe në lëkurat më të trasha, rrudhat e thella ose shenja të tjera sipërfaqësore.

HiFu Fillup Technology
Falë saj, arrihet lifting jo kirurgjikal i fytyrës. Trajton rrudhat e mimikës, rigjeneron lëkurën, eliminon gushën, rikrijon konturet e fytyrës.
Është një sistem i ri me ultratinguj të përqendruar dhe intensitet të lartë, pa dhimbje dhe pa procedura kirurgjikale, që i jep fytyrës një efekt lifting, pa dëmtuar lëkurën. Me pajisjen Fillup Technology, energjia e ultratingujve përqendrohet në pika të ndryshme të lëkurës. Kur identifikohet sa është shkalla që duhet trajtuar, zgjidhet opsioni i përshtatshëm për të arritur rezultatin estetik më të mirë. Kontrolli i përpiktë i funksioneve të Fillup Technology, mundëson personalizimin e trajtimit që synon të rinojë lëkurën tuaj, nëpërmjet forcimit të indeve të lëkurës.
Pajisja 1,5 mm çliron rrudhat, duke aktivizuar kolagjenin sipërfaqësor të lëkurës. Pajisja 3 mm arrin lifting të fytyrës dhe rigjenerimin e lëkurës, përmes prodhimit të kolagjenit dhe elastinës në dermën e thellë. Pajisja 4,5mm arrin deri në nivel muskuli, për një efekt më të thellë, sidomos në moshat pak më të mëdha.

Radiofrekunca Fytyre
Radiofrekuenca është një metodikë jo-invazive, e cila riaktivizon eko-sistemin e lëkurës. Për indet e gjalla, ajo është një energji kuruese, e cila kundërshton me efikasitet shenjat e plakjes, duke ripërtërirë indet, duke rritur oksigjenimin e fytyrës e shkurtuar fibrat. Në këtë mënyrë, rikrijon tendosjen e lëkurës dhe dyfishon prodhimin e kolagjenit të ri nga fibroblastet.

Laser Skin Rejuvenation Lazer
Është një procedurë e rishfaqjes së lëkurës, që përdor një lazer për të përmirësuar pamjen e lëkurës, lëkurën e dëmtuar nga dielli, plagët e shkaktuara nga puçrat, shenjat, dëmtimet ose për të trajtuar defektet e vogla të fytyrës.
Gjithashtu, zvogëlon shfaqjen e rrudhave të imëta rreth syve, gojës dhe faqeve. Mund të trajtojë humbjen e tonit të lëkurës dhe të përmirësojë fytyrën tuaj, nëse keni plagë ose shenja nga dielli.
Ky trajtim mund të bëhet me dy lloje lazerësh: një lazer ablativ, që heq shtresa të holla të lëkurës dhe një lazer jo ablativ, që stimulon rritjen e kolagjenit dhe forcon lëkurën.
Është e rëndësishme të theksohet se ky trajtim nuk mund të eleminojë lëkurën e tepërt ose të varur.