Trajtim me Acid Hialuronik-
Acidi Hialuronik është një substancë natyrale, e cila ndodhet në trupin e njeriut, por me kalimin e viteve, përqendrimi i tij në organizëm pakësohet, e për pasojë, lëkura humbet vitalitetin dhe pamjen e saj rinore.
Si rrjedhojë, për t’i rikthyer lëkurës vitalitetin, mjekët dermatologë aplikojnë acid hialuronik në formë xheli (prodhuar në mënyrë sintetike), në zonat ku është e nevojshme; sigurisht, pas një vlerësimi paraprak, të bërë nga mjeku dermatolog specialist.
Aplikimi i acidit hialuronik në lëkurë, shërben për t’i dhuruar asaj hidratim, tendosje dhe konture më të qarta. Zonat të cilat trajtohen me Acid Hylaroik, janë: Konturimi i buzëve, rritja e vëllimit të tyre apo ngritja e këndit labial; Shtimi i volumit të mollëzave me efektin e “liquid lifting”; Rimodelimi i volumit në zonën/ gropëzat poshtë syve, etj.
Mezoterapi
Mezoterapia është një ndër procedurat me të kërkuara, sepse është e sigurtë, nuk shkakton dhembje dhe është efektive për rinimin e lëkurës, eliminimin e rrudhave e gropave të syve, deri edhe tek problemet mjekësore.
Është një teknikë mjekësore injektuese, qëllimi i së cilës është të favorizojë eliminimin e lëngjeve të tepërta, të detoksifikojë trupin dhe të përmirësojë tonin e lëkurës dhe elasticitetin e saj.
Veprimi i injeksioneve në mezoterapi, është anti-inflamatore, vaskulare dhe lipolitike. Sugjerohet për trajtimin e këtyre sëmundjeve: adipoziteti lokal dhe celuliti, biostimulimi dhe rinimi i lëkurës së fytyrës, pamjaftueshmëria veno-limfatike, adipoziteti rrethor, etj.
DERMAPEN
Dermapen është një pajisje revolucionare, e pajisur me një numër të madh mikro-gjilpërash, të cilat realizojnë shpime të lehta në sipërfaqen e epidermës, duke ju dhuruar një lëkurë më të rinuar e të freskët.
Përfitimet e trajtimit me Dermapen:
Kjo është një teknikë shumë më e sigurtë dhe efektive, se çdo metodë tjetër tradicionale.
Vibrimi automatik realizon deri në 1300 mikro-shpime në sekondë. Këto shpime bëjnë të mundur që çdo preparat i aplikuar lokalisht, të përthithet lehtë. Është procedurë pa dhimbje, si edhe nuk kërkon përdorimin e anestetikëve lokalë.
Dëmtimi i lëkurës është minimal, procesi i rikuperimit pas trajtimit është i shpejtë (1-2 ditë skuqje e lëkurës), si edhe rezultatet janë të dukshme në fare pak kohë.