Trajtime trupi me aparatura – Velvet

Trajtime trupi
me aparatura

T-shape
T-shape është aparaturë me veprim të trefishtë, falë kombinimit të 3 teknologjive të fuqishme, që veprojnë njëkohësisht :

  • Lazer LLLT, i cili lufton indin adipoz.
  • Radiofrekuenca multipolare, e cila prodhon nxehtësi në nivelin e dermës, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe nxitur prodhimin e kolagjenit.
  • Masazh endodermik me vakum, i cili gjeneron një drenim limfatik të thellë. Përmirëson furnizimin me oksigjen të shtresave të thella.

Ndërthurja e Radiofrekuencës Multipolare dhe e laserit LLLT, krijon një ngrohtësi termike intensive në indet lidhore, që favorizon prodhimin e kolagjenit dhe uljen e volumit të yndyrës në zona të caktuara.
Thithja me Teknologjinë Vacuum sjell një rritje të menjëhershme të qarkullimit të gjakut dhe limfo-drenazhimit, thelbësore për përmirësimin e formës fizike.
Protokolli i trajtimit: Dy seanca në javë

InfraBaldan 3.0

Infrabaldan është sistem i patentuar për riaktivizimin e metabolizmit aerobik dhe dobësimin tuaj. I vetmi sistem i patentuar në Evropë dhe SHBA, si procedurë terapeutike. Efektet e tij janë të njohura edhe nga International Journal of Obesity.
Infrabaldan bën të mundur kombinimin e aktivitetit fizik (që duhet të jetë i moderuar, por konstant) me rrezatimin e rrezeve me infra të kuqe në zona të caktuara, ku kërkohet rënia në peshë.
Për të maksimizuar efektivitetin, realizohet kontrolli i ritmit kardiak, në saj të sensorit të vendosur në krahun e pacientit. Në varësi të ritmit kardiak, bëhet edhe ndryshimi i intensitetit te nxehtësisë së llambave me rreze infra të kuqe.

InfraBaldan 3.0 është një sistem që aktivizon metabolizmin aerobik, i cili dobëson trupin në tërësi ose në zona të caktuara. Lëvizja e moderuar dhe e vazhdueshme, shoqëruar me ngrohjen e indit yndyror, falë rrezeve infra të kuqe, riaktivizon metabolizmin aerobik. Për efikasitetin më të mirë, duhet arritur harmonizimi i veprimit të rrezeve infra të kuqe, me rrahjet kardiake.
Kjo pajisje mundëson dobësim progresiv dhe natyral, nëpërmjet një përvoje të këndshme dhe aspak të lodhshme. Rezultatet janë afatgjata dhe nuk kanë efekt rikthyes. Pasi të keni arritur rezultatin e dëshiruar, do të mjaftojë të bëni herë pas here ndonjë seancë, për të mbajtur rezultatin e arritur.
Protokolli i trajtimit: 2-3 seanca në javë

Cryo Shape
Cryoshape është një trajtim, që shfrytëzon temperaturat e ulëta, për të eliminuar indin adopoz.
Është sistem i integruar i trefishtë, për rimodelimin e trupit dhe dobësimin tuaj.
Funksionon në sajë të bashkimit të tre teknologjive:

  • Cryogenetic e cila ne sajë të uljes së temperaturës “sulmon” dhjamin e depozituar
  • Vibromasazhimi i lokalizuar që ndihmon në eliminim dhe drenim
  • Fotostimulimi ndihmon në përmirësimin e elasticitetit.

Hapat që ndërmerren në këtë trajtim janë:

  • Zona ku ndodhet celuliti, lyhet me një xhel të posaçëm.
  • Lëkura e zonës që na intereson, shtrëngohet brenda një leve, e cila lidhet me aparatin qëndror Zeltiq, duke e futur në temperaturë që mund të arrijë deri 0 gradë celsius. Zona dhjamore që ngrin, pëson kristalizim dhe qelizat dhjamore shkojnë drejt një “vdekjeje” të sigurtë.
  • Ndryshe nga teknikat e tjera të anticelulitit dhe dobësimit, Cryoshape nuk shkakton dhimbje fizike. Nuk nevojitet përdorimi i gjilpërës, sikurse ndodh në Mesoterapi, dhe nuk nevojiten produkte farmaceutike. Pjesa e lëkurës që do të trajtohet, shtrëngohet brenda pajisjes, por forca e ushtruar është e ulët, prandaj nuk shkaktohet dhimbje. Mund të ndjeni vetëm pak bezdi për shkak të të ftohtit, por është një ndjesi që zhduket shpejt, në përfundim të trajtimit.

Protokolli i trajtimit: Një seancë në muaj

Fibra Laser – Epilim
Mundëson largimin përfundimtar të qimeve.
Është laseri i vetëm që nuk shkakton dhimbje dhe mundëson rezultate të garantuara, edhe në qimet me ngjyrë të hapur.
Mund të bëhet edhe gjatë verës.
Fibra Laser ka programe të përshtatura, për secilin tip lëkure, dhe garanton rezultate më të mira, që në seancat e para.